Site icon Telegrafi

Ministria e Jashtme e Izraelit thotë se Hamasi nuk e kurseu askënd – publikon listën e shtetasve të huaj që janë vrarë dhe rrëmbyer

Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar për numrin e qytetarëve të vrarë të vendeve të ndryshme të botës, në sulmin e së shtunës nga Hamasi mbi qytetet izraelite.

Në njoftim thuhet se në këtë sulm të Hamasit nuk është kursyer askush, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Brazili e Meksika, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nga ministria e Jashtme izraelite, është bërë e ditur se të gjithë janë prekur nga ky sulm dhe se të bashkuar do të fitojnë.

Ndryshe në sulmin e së shtunës, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke vrarë 1 mijë izraelitë dhe plagosur shumë tjerë.

Lexo po ashtu BBC futet në fshatin izraelit ku Hamasi masakroi familje të tëra, pamjet janë rrëqethëse

Ndërkaq edhe sot (në ditën e pestë) janë duke vazhduar luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, që janë urdhëruar të rrethojnë qytetin e Gazës, nga ku Hamasi kishte filluar sulmin.

Në listën e ministrisë së Jashtme, thuhet se 11 amerikanë janë vrarë, dy ukrainas, një gjerman dhe një britanik.

Gjithashtu në këtë listë figurojnë edhe emrat e shteteve, qytetarët e të cilave janë marrë peng nga militantët e Hamasit.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të këtyre shteteve, që u prekën nga sulmet e Hamasit mbi qytetet izraelite. /Telegrafi/

https://twitter.com/IsraelMFA/status/1711985978087178373

Exit mobile version