Telegrafi

Ministria e Financave ka ekzekutuar shtesat prej 100 euro për punëtorët e rrezikuar gjatë pandemisë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë ekzekutuar edhe pagesat për masën 7 të Pakos Emergjente Fiskale.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka dhënë edhe detaje për numrin e përfituesve individual që kanë përfituar nga kjo masë, e cila u është ndarë punëtorëve të rrezikuar gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

“Ju informoj se sot kemi ekzekutuar këto pagesa: Masa 7 (100 Euro për punëtoret e rrezikuar): Pagesa për 14,838 përfitues individual, në shumë totale prej 1,288,656.00 euro, prej të cilave: 14, 604 nga një pagesë (85.5€), në shume totale 1,248,642.00€ dhe 234 përfitues nga dy pagesa (2*171.00€), në shumë totale 40,014.00€”, tha Bajrami.

Bajrami po ashtu tha se në ditët në vazhdim dalin pagesat e qirasë për biznese.

Lexo po ashtu Bajrami publikon masat që do të ndihmojnë bizneset, pasi Qeveria aprovoi Planin për Rimëkëmbje Ekonomike prej 365 milionë eurosh

Ndryshe, Qeveria  e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Lexo po ashtu Bajrami u kërkon deputetëve ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje, thotë se tërheqja e 10 për qind të kursimeve nga Trusti do të mundësohet së shpejti

Kurse, Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.

Lexo po ashtu Sejdiu, Qeverisë Hoti: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu tha se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milionë euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike. /Telegrafi/