Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë.
Sipas njoftimit, aplikuesit duhet në janë të diplomuar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.
MFPT thekson se kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar KËTË formular. /Telegrafi/