Telegrafi

Ministria e financave e Maqedonisë, në përpilim të buxhetit të vitit 2018 (Video)

Qeveria dhe ministria e Financave janë duke përgatitur buxhetin për vitin 2018. Edhe pse premtuan, deri më tani në përgatitjen e arkës shtetërore nuk janë përfshirë organizatat joqeveritare, shkruan Alsat M. Një pjesë e ekspertëve nuk kanë të dhëna se në cilën fazë ka arritur përpilimi i buxhetit të ri, ndërsa thuhet se ka probleme edhe me transparencën.

“Një pjesë e problemeve janë në transparencën dhe në atë që planifikohet si shpenzim buxhetor si dhe në pjesën e realizimit të buxhetit. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen. Për shembull në Shqipëri të gjitha shpenzimet e shtetit mund të shihen në mënyrë transparente në kohë reale”, tha Aleksandar Nikolovski, OJQ.

“Unë nuk kam marrë asnjë ftesë e as që kam informatë se buxheti po përgatitet, se në cilën fazë është, se si po rrjedhin gjërat dhe nëse kalendari i buxhetit ende është i ngushtë”, theksoi Marian Nikolov.

Nga Financat konfirmojnë se është duke u përgatitur Arka e shtetit për vitin 2018.

Sa i përket buxhetit, i njëjti do të vendoset për shqyrtim para qytetarëve dhe organizatave dhe ata do të konsultohen për masa konkrete që janë në domenin e tyre të fushëveprimit- thuhet në komunikatën e ministrisë së Financave.

Ndryshe, vërejtjet e OJQ-ve nuk i dëgjoi askush pasi nuk kishte asnjë përfaqësues nga dikasteri i financave. Gjithashtu nuk dëgjuan as se rritjen e ekonomisë vendore duhet ta ndjejnë edhe amvisëritë e jo vetëm të debatohet për përqindjet e rritjes, siç ishte rast në Samitin 100 që u mbajt këtë vit, kur kryeministri Zoran Zaev kërkoi rritje prej minimum 5%.

“Bëhet fjalë për deklaratë impotente të cilën gjatë kohë politikanët në Maqedoni e keqpërdorin dhe ajo shërben për motivimin e votuesve si dhe për debatin impotent dhe shterpë mes partive për atë se dikush ka realizuar mesatare prej 5% ose 2%”, shtoi Marjan Nikolov.

Nikollovski thekson se rritja e PBV-së duhet të jetë vetëm kahje nëse politikat ekonomike janë duke shkuar në rrugën e duhur./Telegrafi/