Site icon Telegrafi

Ministria e Financave: E kemi obligim të kujdesemi për qytetarët që jetojnë në varfëri

“Nuk është e mjaftueshme të krijohen vetëm politika të cilat sjellin rritje të BPK-së por e nevojshme është të shihen dhe rezultate dhe rritje e standardit për qytetarët”. Kjo u potencua me rastin e konferencës vjetore “Reformat fiskale për rritje të barabartë” për Ditën e Buxhetit që organizohet nga Ministria e Financave për herë të dytë.

Në konferencë gjithashtu u tha se efektet nga masat e qeverisë që janë ndërmarë deri më tani kanë dhënë efekt siç është rritja e pagës dhe punësimi pasiqë investohet në kapitalin njerëzor, shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

Zv.ministrja e Financave Shiret Elezi, tha se si shoqëri e kemi për obligim të kujdesemi për qytetarët që jetojnë në varfëri.

“E kemi gati reformën sociale ku vendosen edhe të ardhurat minimale, e me këtë bëhemi vendi i parë në rajon që mundëson programin e parë për përkujdesje ndaj varfërisë”, tha zv.ministrja Shiret Elezi.

“Vitin e kaluar janë bërë një sërë reforma për përmirësimin e sistemit të udhëheqjes me financa publike si reforma tatimore, reforma pensionale, sistem i ri efikas për prokurime publike, borxhi publik është nën kontroll derisa në mënyrë paralele zgjidhen problemet nga obligimet e trashëguara si dhe është bërë një sistem që mos akumulohen përsëri, në mënyrë të vazhdueshme punohet në përmirësimin dhe digjitalizimin e shërbimeve në kuadër të organeve të MF, DAP tashmë ka vënë në funksion sistemin elektronik për tatime, Dogana punon në projektin për sistemin e deklarimeve doganore elektronike, Drejtoria për pronësi juridike së shpejti do lëshojë në përdorim sistemin në të cilin qytetarët mund të ndjekin procedurën e lëndëve të tyre”, theksoi Elezi./Telegrafi/

Exit mobile version