Site icon Telegrafi

Ministria e Ekonomisë hap tender për angazhimin e një eksperti për multimedia

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur tenderin për angazhimin e një eksperti për multimedia.

njoftimin e publikuar nga Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet vlera e paraparë e kësaj kontrate është 9 mijë euro.

Në arsyetimin e dosjes së tenderit, thuhet se ka mungesë të personelit.

“Divizionin për Komunikim me Publikun momentalisht funksionon me dy nëpunës ku ka mungesë të stafit, konkretisht dy zyrtarë prej të cilëve një pozitë është e lirë për të cilën momentalisht nuk mund të shpallet sepse ka kaluar të gjitha procedurat e brendshme dhe procesi tanimë ka kaluar te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës si dhe një nëpunës është me probleme shëndetësore”, thuhet në dosjen e tenderit, shkruan Telegrafi.

Lloji i procedurës në këtë tender është me kuotim të çmimeve.

Lexo po ashtu Organizimi i Forumit për Paqen dhe Sigurinë, Presidenca e Kosovës hap tenderin në vlerë prej 250 mijë eurove

Kriteret për të marr pjesë në këtë tender janë që të ketë kualifikim akademik dhe përvojë profesionale 5 vjeçare në fushën e multimedias.

“Kualifikimi Diplomë Bachelor në gazetari ose komunikimi masiv (prodhimi, media dixhitale dhe komunikimi, kamera dhe fotografia, arti dhe media dixhitale dhe dizajni grafik). Dëshmi me referenca për përvojë profesionale në fushën e multimedias, minimumi 5 vjet”, përfundon njoftimi.

Lexo po ashtu Zyra e Kryeministrit hap tender për shërbime të informimit, vlera e kontratës parashihet të jetë 200 mijë euro

Koha e publikimit të njoftimit për kontratë ka qenë 22 gusht 2023, e që ka qenë i hapur deri më 29 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version