Telegrafi

Ministria e Drejtësisë: Strategjia dhe Plani i veprimit për sektorin e drejtësisë i janë dërguar Komisionit Evropian

Ministria e Drejtësisë njofton se në bashkëpunim me ekipin nga Projekti për Sundimin e Ligjit, organizoi një takim pune me anëtarët e grupit punues për planifikimin e aktiviteteve për finalizimin e Propozim – Strategjisë Zhvillimore për Sektorin e Drejtësisë 2023-2027.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se e kanë dorëzuar për opinion në Ekipin e Ekspertëve të Projektit për Sundimin e Ligjit më 21 gusht 2023, nga i cili kemi marrë edhe mbështetje për përkthimin e Strategjisë me Planin e Veprimit.

“Strategjia dhe Plani i Veprimit i janë dërguar Komisionit Evropian më 12 shtator 2023.
Pas marrjes së mendimit nga Komisioni Evropian, do të dorëzohet për miratim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Në takimin e punës janë diskutuar për aktivitetet për të cilat është dashur qëndrim, sidomos për reformat institucionale, përveç reformave ligjore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/