Ligji për Prokurori Publike është një nga ligjet kyçe sipas të cilës do të vlerësohet përgatitja e vendit tonë nëse ka bazë serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa miratimi i saj, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, është një nga kriteret më të rëndësishme për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi kryesor i Ministrisë së Drejtësisë është që ky ligj të jep sistem të qëndrueshëm, me garanci efikase për luftë profesionale kundër krimit dhe korrupsionit, sistem i cili nuk do përmbajë amnisti të fshehtë, dhe që mos të mundësoj që dikush të ikë nga drejtësia. Kusht për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian është miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike në të cilën PSP do të fiton bazë të qëndrueshme në sistemin tonë në vend, vazhdimin e procedurave të cilat i udhëheq, ligj pa amnisti të fshehtë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se një nga sfidat kryesore është kufizimi i kompetencave të Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar.
Nga atje thonë se vendimi i miratuar nga Qeveria përmban garanci për autonominë dhe funksionimin e PSP-së dhe se kjo ka qenë një nga çështjet që është debatuar edhe në aspektin kushtetues.
Në lidhje me shfrytëzimin e “bombave”, në deklaratë thuhet se, kjo është një nga çështjet specifike sepse nevojiten shumica prej dy të tretave në Kuvend./Telegrafi/