Site icon Telegrafi

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë: Nga OBRM-PDUKM në vend të amendamenteve kemi marrë ese

Në Ligji për Prokurorinë Publike të cilën e ka dërguar Ministria e Drejtësisë në procedurën kuvendore ka zbatuar të gjitha parimet ndërkombëtare. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se këtë e kanë pasqyruar edhe në takimet me përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, por opozita, në mbledhjen e parë, shprehu mosmarrëveshje me dispozita të caktuara të ligjit dhe ndërmori detyrim për të paraqitur amendamente, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni tashmë është i informuar se në vend të amendamenteve, nga OBRM-PDUKM kemi marrë tekst estetik që përfshinin dokumente ndërkombëtare. Ministria e Drejtësisë, me njoftimin e djeshëm, kujtoi angazhimin e paplotësuar të OBRM-PDUKM-së për paraqitjet e amendamenteve. Sot përsëri kujtojmë për angazhimin e paplotësuara nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe paraqesim pyetje në lidhje me këtë: A po e zvarrit OBRM-PDUKM këtë obligim që të mos e paraqet në letër kërkesën për amnisti për rastet të cilat i udhëheq Prokuroria Speciale Publike? A po e zvarrit OBRM-PDUKM këtë obligim me qëllim që të mos i vë në letër dëshirën për mosndëshkimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit nga qeveria e mëparshme?”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga atje thonë se me këtë rast, ne përsërisim se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është vendimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Lexo po ashtu Stoilkovski: Ministria e Drejtësisë e pranoi gabimin, u pranuan parimet tona për ligjin për prokurorinë publike

Nga Ministria e Drejtësisë shtojnë se çdo parti serioze me orientim evropian do të vendoste të ardhmen evropiane para interesave partiake, ku shtojnë, se OBRM-PDUKM duhet të bëjë zgjedhjen e saj./Telegrafi/

Exit mobile version