Ministria e Drejtësisë sot deri në orët e fundit të punës nuk i ka marrë amendamentet nga OBRM-PDUKM, për propozim ligjin për prokurorinë publike, për të cilët lideri i partisë Hristijan Mickoski sot në televizionin “Kanal5” tha se i ka dorëzuar disa orë para duelit televiziv me Zoran Zaevin.
Deri në orët e fundit të punës, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, 65 amendamentet e theksuar nuk kanë arritur tek zyrtarët e tyre. Nga atje nuk e hedhin poshtë mundësinë që të njëjtat të ishin dërguar me postë dhe se ato mund të arrijnë nesër.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Mickoski sot deklaroi se sot partia e tij ka dorëzuar 65 amendamente për ligjin, me të cilën rregullohet statusi PSP-së./Telegrafi/