Nga Ministria e Drejtësisë sot deklarojnë se kusht për fillimin e bisedimeve me BE-në është miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kusht për fillimin e bisedimeve me BE-në është miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike e cila do të mundësojë drejtësi dhe sanksionim të krimit në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.
Nga atje thonë se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje për amnisti.
“Në mënyrë të prerë theksojmë se, përpjekjet e dëshpëruara dhe shpresat për gjetjen e një zgjidhje kreative sipas të cilës në ligj do të vendosej amnistia e fshehtë, nuk do ta pranojmë. Çdo insistim për mosndëshkim dhe amnisti të fshehtë do të jetë e kot”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga atje thonë se drejtës mund të ketë në vend vetëm me vazhdimin e ndjekjeve të krimit dhe finalizimin e procedurave gjyqësore kundër funksionarëve të tanishëm dhe të kaluar./Telegrafi/