Telegrafi

Ministria e Drejtësisë për përmbaruesit: Problemi më i madh janë kamatat

Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt një takim me qytetarë që protestojnë kundër punës së përmbaruesve noterëve. Ata thonë se ankesat e qytetarëve kanë treguar se problemi më i madh janë kamatat e larta të interesit, të cilat shpesh tejkalojnë shumën bazë të borxhit.

“Sipas Ligjit për marrëdhënie të detyrueshme, kamata skadon deri në datën e pagimit të borxhit. Problemi kryesor që lind në praktikë është se kamata shpesh tejkalon borxhin kryesor. Problemi i dytë i madh që qytetarët theksuan janë shumat e mëdha që bankat ngarkojnë për bllokimin dhe zhbllokimin e llogarive të qytetarëve”, tha Ministria e Drejtësisë.

Nga atje thonë se për momentin po bëhet analizë dhe konsultime për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të detyrueshme me të cilën do të bëhet kufizim i kamatës që të mos kalojë shumën e borxhit.

Sidoqoftë, thonë nga Ministria, ne jemi të detyruar theksojmë se problemet lindin me efektin e ndryshimeve në mënyrë retroaktive./Telegrafi/