Site icon Telegrafi

Ministria e Drejtësisë: Partitë kanë afat pesë ditë që të propozojnë anëtarët e grupit punues për ndryshimet kushtetuese në RMV

Është duke u zhvilluar procesi për formimin e grupit punues që do të duhet të përgatisë amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Nga Ministria e Drejtës thonë se ftesat partive politike për të propozuar përfaqësuesin e tyre janë dërguar pardje me postë, ndërsa afati për emërimin e përfaqësuesit është 10 prilli.

Në grupin e punës do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të partive politike parlamentare dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese. Ndërsa Ministria e Drejtësisë konfirmon se në këtë organ nuk do të ketë përfaqësues nga Bullgaria, ndonëse një kërkesë të tillë e ka bërë edhe ministri bullgar i Punëve të Jashtme.

Plani është që grupi të fillojë punën në mes të prillit. Deri më tani nuk është përcaktuar se sipas cilës metodologji do të funksionojë, si do të vendoset dhe nëse do të ketë mandat vetëm për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë apo nëse ka kërkesa të tjera nga partitë, do të vendosë për ato.

“Presim që grupi i punës të fillojë punën në mes të prillit. Metodologjinë dhe mënyrën e punës do ta përcaktojë grupi punues”, thanë për “Fokus” nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version