Site icon Telegrafi

Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë kërkesë zyrtare për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministria e Drejtësisë akoma nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga MPB për fillimin e procedurave për ekstradimin e të dyshuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Nga ministria thonë se për arrestimin e tyre janë njoftuar nga mediat.

Grujevski dhe Boshkovski, dy ish-shefa në Drejtorinë e pestë të DSK-së, prej 18 korrikut janë të pakapshëm për gjykatën dhe policinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimin për paraburgimin e tyre Gjykata e Apelit e solli korrik, por ata mbetën në liri duke pritur deklarimin e Gjykatës së Lartë.

Ndërsa Gjykata e Lartë vendimin se ata duhet të arrestohet e publikoi më 26 korrik./Telegrafi/

Exit mobile version