Ministria e Drejtësisë në RMV në një kumtesë për media thotë se grupi i punës për përgatitjen e Kodit të ri Penal është i pavarur në punën e tij dhe deri më tani për asnjë dispozitë nuk ka pasur ndikim te kryetari apo anëtarët.
Nga Ministria thonë se sa i përket qëndrimit të BLUPRINT, konsiderojnë se nuk duhet të përshpejtohet me veprimet për daljen e parakohshme nga grupi i punës, për arsye se, siç është cekur nga ministri Krenar Lloga, grupi i punës i cili po e përgatitë Kodin e ri Penal, nuk ka marrë pjesë ndryshimet që u miratuan nga Kuvendi.
“Kontributi i sektorit civil është shumë i rëndësishëm për shkak të njohurive që i ka, eksperiencës dhe shkathtësitë që i posedon. Procesi i përgatitjes së Kodit të ri Penal është plotësisht inklusiv dhe transparent dhe pikërisht në këtë drejtim është e nevojshme të vazhdojë me qëllim të zbatimit të plotë të reformave në legjislacionin ndëshkues”.
“Ky obligim rrjedh gjithashtu edhe nga Skriningu bilateral me BE-në për miratimin e Kodit plotësisht të ri Penal të harmonizuar me standardet evropiane”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/