Ministria e Drejtësisë përmes ekspertëve të huaj thotë se do ta rregulloj sistemin gjyqësor. Pas takimit mes ministrit të Drejtësisë dhe përfaqësueses së deleegacionit të BE-së në Shkup Marcia Palota, njoftuan se do të realizojnë projekt për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së zhvillimit sektorial për gjyqësorin 2024-2028.
Kjo sipas tyre ka për qëllim përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, me të cilat do të inkurajohet rritja e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
“Është paraparë që muajin e ardhshëm të fillohet me debate publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin e Këshillit të Prokurorëve. Do të riaktivizohet edhe puna e Këshillit për ndjekjen e Strategjisë. Për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe politikës antikorruptive do të jetë e nevojshme avancimi i digjitalizimit dhe forcimi i bashkëpunimit mes organeve për zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqsore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kjo do t’i ndihmojë shtetit tonë të ndërtojë sistem juridik më të mirë, që përparon në integrimin drejtë BE-së dhe të sigurohet se reformat janë qëndrueshme në afat të gjatë./Shenja/