Telegrafi

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni: Ka filluar procedura për ekstradimin e shtetasit kroat Daniell Ivanagiq

Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se ka filluar procedura për ekstradimin e shtetasit kroat Daniel Ivanagiq nga Sllovenia.

“Nga INTERPOL-Shkup është marrë njoftim se Ivanagiqi është arrrestuar në Slloveni në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet kompetente gjyqësore”, thonë nga atje.

Kërkesa për ekstradim i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë së Sllovenisë në përputhje me afatet e përcaktuara me Ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe Konventën Evropiane për Ekstradimin, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës pozitës zyrtare dhe autoritet.

Lexo po ashtu Rasti Muhamed Zeqiri, në Slloveni është arrestuar edhe Daniell Ivanagiq

Ivanagiq dhe themeluesi i “Interholding”, Denis Fuduruq, i cili ende është në kërkim, janë të dyshuar në rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili, sipas Prokurorisë së Maqedonisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, urdhëroi përgatitjen e studimeve të fizibilitetit të një studimi për ristrukturimin e “Postës së Maqedonisë”.

Zekiri për momentin është në arrest shtëpiak. Sipas Prokurorisë, Zekiri i ka paguar parat kompanisë “Interholding” pa shpallur tender./Telegrafi/