Ministria e Drejtësisë njofton se formulimi në lidhje me projektligjin për përgjegjësinë civile, ku akuzohet për fyerje dhe “mendim negativ”, është formulim i gabuar, për të cilin do të ndërhyhet menjëherë në debatin për amendamentet.
“Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht liritë dhe të drejtat e gazetarisë dhe miraton të gjitha ligjet së bashku me shoqatat, në interes të informimit objektiv dhe të lirë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Në nenin 6 të projektligjit, në rubrikën përgjegjësia për fyerje dhe shpifje, thuhet: “Për ofendim përgjigjet ai cili për një person tjetër me identitet të konfirmuar, me qëllim për të cënuar nderin dhe reputacionin e tij, me deklarata, përmbajtje, sjellje, publikime apo në ndonjë shprehje tjetër nënçmuese, poshtëruese ose mendim negativ”./Telegrafi/