“Kodi penal për “ekocidin” ende nuk është miratuar që të mund të zbatohet”, njoftojnë për “Lokalno” nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me pohimet e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, i cili ka publikuar foto nga oxhaqet e “TEC Manastir”, duke i bërë thirrje ministrit Nikolla Tupançevski që të veprojë sipas kodit penal për “ekocid”.
Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit thonë se ditët e fundit nuk është pranuar asnjë ankesë për funksionimin e TEC Manastir.
“Aktualisht, inspektori shtetëror kompetent i mjedisit nga Manastiri, i cili kryen inspektime në këtë subjekt juridik, duhet të konstatojë se për çfarë bëhet fjalë, gjegjësisht të përcaktojë besueshmërinë e video incizimeve dhe shpesh herë në të kaluarën kemi marrë video materiale me datë më e vjetër dhe e papërshtatshme për momentin e aplikimit.
Në vazhdimësi kryhen matjet e emisioneve në atmosferë në këtë subjekt juridik”, thonë nga Inspektorati./Telegrafi/