Telegrafi

Ministria e Drejtësisë: Kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të lëndës te përmbaruesi e ka gjykata

Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë ligjore për të dhënë interpretim autentik të normave juridike, që është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë nga MD.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të lëndës te përmbaruesi, ka gjykata në procedurë përkatëse.

“Instituti juridik – parashkrimi, afatet, mbarimi dhe mënyra e përcaktimit, janë të rregulluara me dispozita të shumta të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (neni 349-382) dhe i njëjti nuk zbatohet automatikisht, por përcaktohet në procedurë gjyqësore me propozim të debitorit.

Përmbaruesi është i detyruar të veprojë sipas kërkesës së kreditorit dhe i njëjti nuk është i autorizuar të marrë asnjë vendim procedural lidhur me rrjedhën e përmbarimit, e që është kompetencë ekskluzive e gjykatës”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrfi/