Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me ngjarjet e djeshme që ndodhën në Këshillin Gjyqësor, në të cilën u shkarkuar Vesna Dameva.
“Ministria e Drejtësisë po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm të qytetarëve në gjyqësor.
Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit Gjyqësor që të dërgojë në këqyrje procesverbalin e seancës së 438-të, si dhe Rendin e miratuar ditor”, thuhet në reagimin e MD-së.
Shpresojmë dhe urojmë, shtojnë nga atje, që situata e përgjithshme të tejkalohet dhe Këshilli Gjyqësor të jetë organ që do të kujdeset për reputacionin e gjyqësorit./Telegrafi/