Site icon Telegrafi

Ministria e drejtësisë dorëzon kërkesën për nisjen e procesit të ekstradimit të Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministria e drejtësisë së Maqedonisë, sot pasdite dorëzoi kërkesë deri te gjykata kompetente në Shkup për përgatitjen e dokumentacionit të plotë për ekstradim të personave Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

“Gjykata kompetente duhet të veprojë sipas rregullave të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndë penale, konventën ndërmjet Republikës Popullore të Jugosllavisë dhe Mbretërisë së Greqisë për marrëdhëniet e ndërsjella ligjore nga viti 1959, e ndërmarrë si rregullativë republikane me nenin 5 të Ligjit kushtetues për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Konventës evropiane për ekstradim me protokole shtesë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për dretësi.

Ministria e dretësisë është kompetente për të vazhduar procesin e ekstradimit pasi që mbrëmë ka pranuar letër zyrtare nga MPB se në Selanik janë burgosur dy të arratisur, ish agjentë të DSK-së me pasaporta të falsifikuara dhe me identitet të rrejshëm./Telegrafi/

Exit mobile version