Telegrafi

Ministria e Drejtësisë demanton dërgimin e shkrimit për evidencën penale deri te KSHZ dhe gjykatat

Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se nuk ka dorëzuar shkrim deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe te gjykatat në lidhje me vërtetimet për evidencën penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bazuar në deklaratat e dhëna për shkrim të dërguar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe kryetarët e gjykatave themelore në lidhje me vërtetimet për evidencë penale gjatë dorëzimit të listave për kandidatë në zgjedhjet lokale, ju informojmë se Ministria nuk ka dorëzuar shkrim të tillë”, thuhet në kumtesën.

Sipas Ministrisë për Drejtësi, trupi i vetëm kompetent për zbatimin e zgjedhjeve është Komisioni Shtetëror Zgjedhor./Telegrafi/