Telegrafi

Ministria e Drejësisë kërkon qëndrim nga Gjykata Penale e Shkupit për rastin e Tomor Morinës

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Penale të Shkupit për dokumentacionin e plotë dhe qëndrimin e plotë të Gjykatës për procedurën e ekstradimit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina, i cili më 25 korrik u arrestuar në Maqedoni me kërkesë të Serbisë përmes INTERPOL-it.

“Gjykatësi në procedurë paraprake, në përputhje me dispozitat ligjore, kërkesën do ta dorëzojë kërkesën në Prokurori për përgjigje rreth rastit, dhe pas marrjes së mendimit nga Prokuroria, Gjykata do të dal me qëndrim dhe përgjigjen do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë, që është kompetente për pjesën e mëtejshme të procedurës për ekstradim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Po e njëjta gjykatë më herët i ndaloi zëvendëskryeministrit Bujar Osmanit dhe zëvendësministrit Agim Nuhiu të vizitojnë Tomor Morinën në burgun e Shkupit.

Ndryshe, Maqedonia është nënshkruese e Konventës evropiane për ekstradim, ndërsa pas kërkesës së dorëzuar nga Beogradi sot pritet të vendos gjykata. Vendimin përfundimtar për Morinën do ta sjellë Ministria e Drejtësisë. Kryeministri Zaev duke u përgjigjur për këtë çështje, ka thënë se vlen e drejta ndërkombëtare dhe vendore./Telegrafi/