Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave ka reaguar në lidhje me protestat e bujqve për çmimet e ulëta dhe shitjen e dobët të shalqirit.
Ministria bëj të ditur se Qeveria solli vendim për subvencionim të shalqirit për 2 denarë për kilogram dhe se ministri Ljupço Nikollovski është takuar më herët me prodhuesit dhe blerësit e shalqirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më tej, Ministria sqaron se për të përfituar bujqit subvencione shtesë, duhet që të kenë mbjellur sipërfaqe shtesë me shalqi dhe të jenë shfrytëzues të nënmasës prej 1.5 denarëve për shitje te një blerës i regjistruar dhe se shitja të jetë bërë nga 3 e deri më 15 korrik, me një çmim jo më të lartë se 4 denarë për kilogram.
Ministria thekson se rënia e blerjes së shalqirit është e pritshme dhe vjen si rezultat i rënies së çmimit në tregjet ku eksportohet shalqiri./Telegrafi/