Site icon Telegrafi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave përforcon kontrollin financiar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave do të përforcojë kontrollin e shpenzimeve të mjeteve të buxhetit të saj për shpenzime të udhëtimit, telefonë, ushqime dhe automjete zyrtare.

Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se tanimë janë sjellur pesë Udhëzime të reja me të cilat do të rregullohen segmente të ndryshme të punës së këtij institucioni me qëllim të përmirësimit të kontrollit të shpenzimeve të buxhetit, rritje të transparencës dhe shfrytëzimit më efektiv të kapacitetit njerëzor dhe institucional të ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë sjellur Udhëzime për udhëtime zyrtare të kuadrit të Ministrisë, me të cilat rregullohet mënyra, procesi si dhe vendosja e rregullave të përpikta për pagesën e mjeteve për shpenzime të udhëtimit në vend dhe jashtë. Pason Udhëzimi për telefonat zyrtarë, ku rregullohet i tërë procesi nga blerja deri te shuma maksimale e lejuar për biseda. Udhëzimi përfshin edhe shpenzimet për ushqime dhe shfrytëzimi i automjeteve zyrtare të ministrisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi, përfundon kumtesa e ministrisë./Telegrafi/

Exit mobile version