Telegrafi

Ministria e Bujqësisë: Ndryshimi i çmimit të bukës ka vetëm te një lloj i bukës, do të intervenohet nëse vjen deri te rritja e çmimeve të bukës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave e informon publikun se ndryshimi i çmimit të bukës ka të bëjë vetëm për një lloj të bukës dhe këtë e kanë bërë tre kompani prodhues të bukës nga Shkupi dhe një kompani në Tetovë, si vendim i tyre personal Deri në këtë moment, firmat nuk e kanë rritur çmimin e bukës.

“Të gjitha informacionet janë manipulime të ashpra me publikun. Nëse vjen deri te rritja drastike e çmimeve të llojeve tjera të bukës, që do të ndikonte në shtrenjtimin e standardit jetësor, Ministria e Bujqësisë menjëherë do të intervenojë përmes Agjencisë për rishitjen e mallrave, që pas korrjeve bëri furnizim publik me 13.000 ton të gruri. Në ktë mënyrë do të intervenohet në treg për të stabilizuar çmimin e bukës”, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shtrenjtohet buka për 10% në Maqedoni

Ata thonë se grupi nënsektorial i Ministrisë së Bujqësisë tashmë bën analizë dhe ndjek gjendjen e tregut dhe këtë javë do të mbaj mbledhje me bujqit prodhues të drithit dhë me bluesit e miellit./Telegrafi/