Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujëra në Republikën e Maqedonisë demantojnë Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë lidhur me kanalet e ujitjes që menaxhohen nga kjo ministri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Akuzat e LSDM-së se kanalet e fshatrave Kamnik-Hasanbeg-Stajkovci-Brnjarci dhe Haraçinë nuk pastrohen janë të pa baza. Ne me shumë përgjegjësi themi se këto kanale që menaxhohen nga ministria jonë janë pastruar rregullisht dhe kjo tregon se Lupço Nikollovski dhe LSDM nuk e njohin punën në ministrinë tonë. Kanalet pastrohen dhe duhet të dilet në terren për të verifikuar këtë që ne themi” thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujëra./Telegrafi/