Telegrafi

Ministria e Bujqësisë ende pa vendim për vrasjen e ariut të Prizrenit

Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ende nuk ka ndonjë vendim lidhur me çështjen e ariut të murrmë, për të cilin thuhet se po cenon sigurinë e banorëve të Prizrenit.

Tahir Ahmeti, drejtor i Departamentit për Pylltari dhe Gjueti në Ministrinë e Bujqësisë ka thënë për Telegrafin se nuk është marr ndonjë vendim lidhur me çështjen e ariut.

Lexo po ashtu Veterinari thotë se vrasja e ariut në Prizren nuk është zgjidhje, përmend disa metoda se si mund të ndalet

“Jo nuk kemi marr ndonjë vendim konkret. Kemi shqyrtuar atë çështje, e kemi diskutuar shkurt. E kemi diskutuar çështjen, modalitetet brenda ministrisë, cili është fati i vendimit, dhe sigurisht ministrja merr vendime meritore. I kemi sugjeru ministres së Ministrisë së Bujqësisë që të bëjë presion tek Agjencia e Pyjeve që të anuloj vendimin”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Paralajmërohet padi ndaj atyre që do ta vrasin ariun e Prizrenit

Ndryshe Inspektorati i Agjencionit të Pyjeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve./Telegrafi/