Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020.
Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej 2 milionë euro.
Sipas njoftimit këto pagesa janë ekzekutuar në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq.
Mustafa u zotua se ai, kabineti i tij dhe e gjithë Ministria mbeten të angazhuar që të përkrahin bujqit vendor të fuqizohen çdo ditë e më shumë për të prodhuar nga toka jonë, ushqimin tonë, për familjet tona. /Telegrafi/