Blerësit dhe tregtarët e regjistruar do të marrin mbështetje për dy denarë një kilogram kumbulla me qëllimin për të stabilizuar blerjen e kumbullave, njoftojnë sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave (MBPU), përcjell Telegrafi Maqedoni.
MBPU gjithashtu kujton se prodhuesit, sipas programit vjetor për mbështetje financiare në bujqësi, do të marrin tre denarë subvencione.
“Mbështetja financiare për blerësit do të zbatohet për blerësit industrial të kumbullave të blera deri më 15 shtator të vitit 2018 me një çmim jo më të ulët se pesë denarë për kilogram. Ky subvencionim do të zbatohet për blerësit që do të blejnë kumbulla të freskëta, por me një çmim jo më të ulët se tetë denarë”, njoftojnë nga Ministria.
Për momentin, siç njoftojnë nga atje, mbi 20 kompani blejnë kumbulla. /Telegrafi/