Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është e gatshme që nesër (e hënë) të fillojë procesi mësimor.
MASh, në faqen zyrtare në Facebook, ka publikuar fotografi të një shkolle, në të cilën shihen rekomandimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Po ashtu MASh ka ftuar të mbahen maskat, distancën dhe higjienën.
Respektoni rregullat:
Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën!