Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, për vitin akademik 2019-2020.
Sipas njoftimit, përfitues të bursave janë 1,516 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master.
Shuma e bursës për student është 700 euro.
Ministria njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër. /Telegrafi/