Site icon Telegrafi

Ministria e Ambientit Jetësor brenda një muaji duhet të zbulojë ndotësit e ajrit në Maqedoni

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji sot në Kuvend ka mbajtur diskutim me temë për ndotjen e ajrit dhe njëzëri miratuan disa përfundime.

Sipas Komisionit, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në afat prej një muaji duhet të mbledh informacione prej komunave për ndotësit e ajrit dhe informacionet e njëjta duhet t’i dorëzojë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni vendosi që ato komuna që nuk kanë përpunuar kadastër për ndotësit e ajrit, këtë duhet ta bëjnë në afat sa më të shkurtë të mundshëm.

Mes tjerash Komisioni propozoi që të sigurohen mjete për blerjen e autobusëve për qytetin e Shkupit dhe qytetet tjera më të mëdha që kanë transport publik./Telegrafi/

Exit mobile version