Ministria e Drejtësisë ka shpall konkurs për punësimin e 22 personave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për regjistrat amë kanë nevojë për 22 punëtor për një të caktuar. Kërkohen kandidatët për bashkëpunëtorët e rinj, referentët dhe referent të rinj. Pagat lëvizin nga 13.160 deri në 22.490 denarë varësisht nga vendi i punës.
Me kandidatët e përzgjedhur, kontrata e punësimit me afat të caktuar do të lidhet për periudhën që përfundon më 31.12.2019.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një letër për interesim, një biografi të shkurtër, dëshmi të shtetësisë dhe një certifikatë të arsimit të përfunduar./Telegrafi/