Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi ka reaguar ashpër pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kuçi mungesën e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka quajtur të turpshme.
Ai thotë se ky ligj i tejkalon partitë politike dhe është në të mirë të bizneseve e qytetarëve.
Kuçi thotë se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe ligjin do të procedojnë përsëri në Kuvend ditët në vijim.
Postimi i plotë
Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.
Dy herët e votimit nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.
Qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët.
Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë.
Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit!