Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka dhënë detaje për takimin e sotëm që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vengu ka shkruar se me Kurtin vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes.
“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, ka shkruar ministri Vengu.
Ministri Pirro Vengu, ka zhvilluar takim edhe me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin./Telegrafi/.