Site icon Telegrafi

Ministri turk i Shëndetësisë i shpëton për pak lëndimit, po ngrohej kur shpërtheu zjarri

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i ka shpëtuar një lëndimi pasi shpërtheu një zjarr derisa po ngrohej pranë zjarrit të ndezur me rastin e vizitës së ekipeve të shpëtimit në provincën jugore Hatay, që është goditur nga tërmetet shkatërruese javën e kaluar.

Sipas mediave turke, incidenti ka ndodhur të mërkurën në orët e para të mëngjesit, kur Koca po bisedonte me mjekët në një spital mobil të polakëve.

Të mbledhurit rreth zjarrit që ngroheshin, nuk ishin në dijeni se do të vjen deri të një shpërthim i zjarrit.

Lexo po ashtu Shkencëtari holandez që pretendon se parashikoi një fatkeqësi në Turqi, mund të ketë njoftuar gjithashtu për tërmetin e sotëm në Kroaci

Koca dhe të tjerët që ishin rreth zjarrit, reaguan me kohë dhe shpejtë arritën të largohen.

Gazetari Adem Metan, i cili shpërndau videon e incidentit, tha se ekipi i Koca e ka njoftuar se ministri turk nuk është lënduar.

Kujtojmë që në Turqi dhe Siri kanë humbur jetën mbi 41 mijë dhe 108 tjerë janë lënduar, nga tërmetet shkatërruese me fuqi prej 7.8 magnitudë dhe 7.6. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version