Site icon Telegrafi

Ministri turk ndërsa flet për tërmetin, nuk përmbahet dhe fillon të qajë

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Turqinë duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka folur rreth tërmeteve në televizionin amerikan me seli në shtetin turk, CNN Turk.

Lexo po ashtu Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë

Zyrtari qeveritar në një moment nuk ka mundur të përmbahet dhe ka filluar të qajë gjatë transmetimit të drejtpërdrejt televiziv ndërsa tha se tërmeti erdhi nga Zoti.

“Më falni, kjo është për shkak të trishtimit tim. Ajo erdhi nga Zoti, ne besojmë. Ne jemi myslimanë”, tha ndër të tjerash 53-vjeçari.

Lexo po ashtu Mrekulli pas 13 ditëve të tërmetit në Turqi: Tre persona u nxorën të gjallë nga rrënojat në Hatay

Ai ka premtuar se qeveria turke ka marrë të gjitha masat për tu dal në ndihmë të të gjithë të prekurve nga tërmetet, të cilat ishin me magnitudë prej 7.7 dhe 7.6 ballësh të shkallës së Rihterit.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 38 mijë persona të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version