Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë.
Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë.
Pas ndalimit në Jarinjë, ministri Sveçla menjëherë e ka vazhduar rrugën për në Bare, në vendin ku janë kidnapuar tre policët kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë.
Ndryashe, Policia e Kosovës ka dënuar “kidnapimin klasik të organizuar” të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe në veri të Kosovës.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.