Site icon Telegrafi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, me ftesë të sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe shefit të Shtabit të Bashkuar të SHBA, gjeneral Mark Milley.

Peleshi ishte i shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Arben Kingji, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në takimin e pestë që u mbajt në Bazën Ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani, morën pjesë ministra dhe shefa të shtabeve nga mbi 50 vende të botës përfshi edhe Ukrainën.

Vendet pjesëmarrëse konfirmuan unitetin dhe zotimin në mbështetje të Ukrainës, përballë agresionit rus. Shqipëria nga ana tjetër rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën brenda kapaciteteve të saj, për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta në Ukrainë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version