Site icon Telegrafi

Ministri Rrustem Berisha dhe myftiu Naim Tërnava flasin për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava tha se Ushtria e Kosovës është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”.

Ai po ashtu tha se BIK-u ka kontribuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e ushtrisë.

“Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrahja e miqve tanë ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”, u shpreh myftiu Tërnava.

Ministri e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke thënë se “kjo vizitë është shumë domethënëse dhe do t’i shërbejë zhvillimit dhe ecjes përpara të proceseve shtet-formuese të Kosovës dhe se roli i BIK-ut është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ministri Berisha theksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version