Site icon Telegrafi

Ministri Rrahmani dhe ambasadori Dellawie biseduan për shëndetësinë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Delawie biseduan për rrjedhat në shëndetësinë kosovare, sigurimet shëndetësore dhe angazhimet për reformimin e sistemit shëndetësor.

Ministri Rrahmani falënderoi Ambasadorin Delawie dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë shëndetësisë kosovare përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët e vendit.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për impaktin pozitiv të investimeve private në shëndetësi, të cilat kanë rezultuar me fuqizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit./Telegrafi/

Exit mobile version