Telegrafi

Ministri i ri, kryeministrit të ri: A je konsultuar me Malin e Zi?

Ministri i ri i Drejtësisë që vjen nga PDK-ja, Abelard Tahiri, e ka vënë në një situatë pak të vështirë kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi e pyeti se a është konsultuar me palën malazeze për ndryshime rreth procesit të Demarkacionit.

Reagimi i Haradinajt ishte paksa i përgjithshëm, pasi ai tha se jemi në kontakt me palën malazeze dhe se s’do të ketë asnjë problem, “ndërkohë që dihet se qeveria e tij nisin punën tek sot”, shkruan gazetametro.net.

Ndryshe, Tahiri konsiderohet si njeri që njeh këtë proces, pasi ishte këshilltar i ish-ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, në kohën kur ky i fundit kishte nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.