Site icon Telegrafi

Ministri i ri i Drejtësisë viziton burgun e Idrizovës: Janë shkaktuar dëme të mëdha nga përleshja fizike

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin.

“Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një shiringë plastike me 2 gjilbëra, gërshërë, copa xhami të thyer dhe 3 karikues celulari. Gjatë konfrontimit fizik janë shkaktuar dëme më të mëdha materiale”.

Lexo po ashtu Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Idrizovës, dy persona marrin lëndime të rënda

“Në periudhën e ardhshme është e nevojshme miratimi i masave specifike për përmirësimin e kushteve dhe kushteve në burgje”, thonë nga Ministrai e Drejtësisë.

Ndryshe, MPB njoftoi se dje në burgun e Idrizovës ka pasur përleshje fizike, në të cilat dy persona kanë marrë lëndime trupore. Prej atje theksuan se po marrin masa për zbardhjen e këtij rasti./Telegrafi/

Exit mobile version