Site icon Telegrafi

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë nesër do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Srdjan Darmanović, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të RM-së.

Krahas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, Darmanović do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev.

“Në suaza të vizitës pritet të shkëmbehen pikëpamje për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në sferat e interesit të ndërsjellë, si dhe për thellimin dhe diversifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit sektorial. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe bashkëpunimi në planin e integrimit në BE dhe NATO, nevoja për ndërlidhje infrastrukturore, ndërsa do të bisedohet edhe për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e përbashkët evropiane.”, thuhet në kumtesën e MPJ-së./Telegrafi/

Exit mobile version