Telegrafi

Ministri i punëve të jashtme të Hungarisë për vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri për punë të jashtme dhe tregti i Hungarisë , Peter Szijarto nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të kreut të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Siç njoftoi MPJ, në suaza të vizitës, është parashikuar ministri Szijarto të jetë i pranuar nga presidenti Gjorge Ivanov, nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev. Ai do të realizojë takime edhe me zëvendësit e kryeministrit, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev.

Në takimin e Szijarto me Dimitrov, do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, si dhe për gjendjen e brendshme politike të vendit dhe marrëdhëniet me fqinjët. Poashtu, do të shkëmbehen edhe mendime për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, është paraparë të bëhet nënshkrimi i Planit aksional për bashkëpunim ndërmjet MPJ-ve të Maqedonisë dhe Hungarisë për vitin 2018, që parasheh forma konkrete dhe aktivitete për bashkëpunim të mëtejmë./Telegrafi/