Site icon Telegrafi

Ministri problematik gjerman

Ministri gjerman i financave është kthyer në protagonistin kryesor të çështjeve monetare dhe atyre politike të europës.

Pas propozimit të tij për krijimin e eurotaksës, tashmë vjen edhe një qasje tjetër ndaj vendimmarrjes politike.

Wolfgang Schaeuble kërkon një balancë mes rolit politik të Komisionit Europian dhe fuqive të saj rregullatore, duke reflektuar kështu shqetësimet e Berlinit mbi neutralitetin e ekzekutivit të Bashkimit Europian. Për Berlinin është mjaft e rëndësishme që Komisioni Europian të ruajë balancat mes funksioneve politike dhe rolit si gardian i traktateve europiane.

Një ndër çështjet e ngritura nga Schaeuble është edhe aftësia e Komisionit Europian për të garantuar rregullat disiplinore buxhetore të Bashkimit Europian. Kërkesa e Berlinit në këtë pikë ka qënë e vazhdueshme, duke akuzuar Brukselin se po tregohet shumë i butë me vende të cilat tejkalojnë në mënyrë të vazhdueshme limitet e deficitit buxhetor. Mediat gjermane bëjnë me dije se propozmi i Schaeubles, fokusohet në transferimin e përgjegjësive rregullatore të Komisionit Europian drejt autoriteteve të pavarura.

Po të njëjtat media bëjnë me dije se kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem synon ta vendosë këtë propozim në krye të agjendës europiane që prej vitit të ardhshëm, kohë kur Holanda merr presidencën e Bashkimit Europian. /Telegrafi/

Exit mobile version