Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa është takuar me kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq dhe nënkryetarin Bajrush Ymeri, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim theks i veçantë i vu rëndësisë së gjendjes së sigurisë në këtë komunë, ku u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë.
Ministri Mustafa theksoi se MPB do të vazhdojë përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ai vlerësoi përpjekjet e zyrtarëve të kësaj komune në inkurajimin e bashkëjetesës mes dy komuniteteve dhe vlerësoi se një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar shërbimet e Agjencisë së Regjistrimit Civil, për tu pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/