Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në një takim përfaqësues të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, në takim është diskutuar për çështjet që i preokupojnë qytetarët nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Ministri Mustafa, ka shprehur gatishmërinë e tij që ministria të cilën ai e drejton do të ju ofrojë zgjidhje për problemet e tyre në bazë të kompetencave që ka, si dhe mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për problemet rreth dokumentacionit për qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos për nxënësit dhe studentët./Telegrafi/